Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Hipoteza e priftit shqiptar “i vë flakën rrjetit”: Nëna e Messit është arbëreshe

Një prift shqiptar në Argjentinë, i quajtur Monsinjor Alejando Greco (Aleksandër Greko),  pretendon se origjina e nënës së Mesit është arbëreshë. Këtë deklaratë e ka dhënë në një prononcim për “KTV”, teksa fliste për komunitetet arbëreshë dhe shqiptare në Amerikën Latine.

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij priftit me origjinë shqiptare që duket shumë i bindur në ato që thotë.

Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domethënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Por, te kthehemi te Messi dhe zbulimi qe u be ne Itali para disa kohesh. I dyshimtë për mbiemrin, një marangoz i ri nga Recanati, Leandro Messi, qe punonte ne një punishte artizanale në Spaccio Fuselli, vendos të bëjë disa kërkime. Kështu ai zbulon se Giovanni Messi, gjyshi i gjyshit të tij, ishte vëllai i Angelo Messit, i cili u largua nga Recanati, ose më saktë Valle Cantalupo, në 1893 në moshën njëzet e tetë vjeç për të shkuar në Rosario të Argjentinës, me gruan e tij Maria Latini.

Angelo Messi është gjyshi i babait të Leos, Jorge Horacio, një punëtor në një fabrikë çeliku. Hulumtime të mëtejshme u kryen më pas nga gazetari-kryebashkiak i Recanatit, Francesco Fiordomo, i cili në vitin 2005 zbuloi se ishte kushëri i tretë ose i katërt i kampionit argjentinas se Barcelonas…Madje, Messit iu dergua edhe letra per t’u paraqitur ne votime…/opinion.mk

 

Advertisement