Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ I ngacmoi të dashurën, pamje nga vrasja e marokenit

Dalin pamjet e momentit të sherrit që solli vrasjen e Abderrahimi Elkharmoudi, 45-vjeçarit maroken, i cili u qëllua nga një shqiptar. 22-vjeçari shqiptar pasi kreu vrasjen kishte ikur në Francë ku qëndroi i fshehur për disa ditë. Por ishte partnerja e tij që e bindi të kthehej dhe të dorëzohej. Shqiptari është marrë në pyetje nga prokurori Pasquale Ora dhe nga hetuesit por ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.

Në fund ai u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet dhe kamerat e sigurisë, marokeni zihet dhe shtyn disa herë të dashurën e tij për arsye që nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur në lokal kishin mbetur pak klientë. Mes tyre edhe italianja, shoqëruese e shqiptarit, e cila filloi të debatonte me marokenin. Ai ishte i dehur, i zemëruar, bërtiste dhe vazhdimisht i afrohej me tone kërcënuese. Kur u duk se sherri mbaroi, ai doli, por më pas u kthye përsëri, goditi koshin e mbeturinave dhe e shtyu pak gruan, e cila me frikë u përpoq të ikte.

Në atë moment, partneri i saj që ishte jashtë lokalit hyri brenda dhe doli në mbrojtje të saj. Më pas u largua dhe u kthye  i armatosur me një pistoletë dhe qëlloi dy herë Elkharmoundin në gjoks dhe në bark.

Viktima arriti të ngrihej dhe të shkonte makinën e tij të parkuar aty pranë por përshkroi vetëm pak metra dhe humbi ndjenjat.

Ishin banorët e zonës ata që morën në telefon Policinë dhe ambulancën, të cilët gjetën të marokenin të pavetëdijshëm dhe me kokën në timon, ndërsa edhe pse iu dha ndihma e parë, 45-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Advertisement