Pinknews
VIDEO/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” kap prej flokësh vajzën e partnerit në market

Disa pamje shqetësuese janë bërë publike në media, ku protagoniste ka qenë ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, e cila tashmë është kthyer në një personazh TikTok-u.
Në një video të publikuar nga JOQ, Genta shfaqet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije të mitur në një ambient publik, konkretisht në një market
Sipas denoncuesve, vajza e vogël që shfaqet në video është e bija e partnerit të Genta Gjalpit.
Ish-banorja e “Big Brother”, shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.
Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në një kompleks në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku banon edhe vetë Genta me partnerin e saj prej më shumë se 1 viti.
Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.

