Connect with us

Sport

VIDEO/ Ish-gjyqtari del kundër Realit: Rregullorja thotë qartë…

Në mesin e polemikave të shkaktuara në Madrid për penalltinë e minutës së 80-të në favor të Gironës ka ndërhyrë edhe ish-gjyqtari Iturralde Gonzalez.

0123

Ai i ka dalë në krah gjyqtarit kryesor Melero, duke e cilësuar si të drejtë vendimin për të akorduar 11-metërsh për katalanasit.

Duke folur për “Cadena SER”, Iturralde teksa ka analizuar episodin ka thënë: “Nëse duam të ndryshojmë rregulloren kjo është një temë tjetër. Por rregullorja e momentit e thotë qartë që dora është dorë. Dora e Asensios është e hapur, zë hapësirë dhe në këtë mënyrë nuk ka diskutim që është penallti. Është pak a shumë si hendbolli me portierin që hapet për të zënë sa më shumë hapësirë”.

Advertisement