Connect with us

Sport

VIDEO/ Japonia dhe Kroacia në shtesë për çerekfinalen

Nuk mjaftuan 90 minuta mes Japonisë dhe Kroacisë për të vendosur se kush do të kualifikohet në çerekfinalen e Botërorit, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Aziatikët morën epërsinë në fundin e pjesës së parë. Ekipi i Moriyasu përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe realizoi golin e parë të ndeshjes me Maeda.

Të besuarit e Daliç nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe u rikthyen në lojë falë individëve. Ishte Ivan Perisiç që vendosi ekuilibrat, pas një goditje të fortë me kokë.

Ishin kroatët ata të cilët dominua pjesën e dytë, por e patën të vështirë të çanin përpara, pasi rivalët e tyre ishin mjaft mirë të vendosur në prapavijë.

Advertisement