Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Kërcënoi qytetarin, Gjon Gjonaj: E kapa prej fyti se është…

Dhuna dhe kërcënimi i bërë nga kryetari i Bashkisë nuk përbën problem për Policinë në Pukë. Dhe pse e faktuar me video (momenti kur kryebashkiaku kap për fyti qytetarin e më pas e kërcënon) Gjon Gjonaj i hedh të gjitha poshtë.

‘Ntv.al’ publikoi momentin kur Gjonaj shfaqej në mes të rrugës, duke kapur qytetarin nga fyti e duke e kërcënuar. Arsyet nuk u sqaruan, pasi dëgjohej vetëm zëri i Gjonajt i cili i kërkonte që të largohej. E gjithë skena, ishte duke u ndjekur ‘live’ nga një efektiv i Policisë, i cili as nuk denjon që të ndërhyjë apo të flasë diçka.

“Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…”

Sipas personave të tjerë që ishin dëshmitarë të këtij sherri, përveç kërcënimeve, kryebashkiaku edhe e ka dhunuar verbalisht. Policia dhe vetë personi që u dhunua nuk kanë reaguar por ka qënë vetë Gjonaj ai i cili i doli për ‘zot’ vetes.

Ai u shpreh për mediat, se ngjarja nuk është ashtu siç duket në video. Gjonaj akuzon drejtëpërdrejtë Partinë Demokratike se po kërkon t’i prishë imazhin, në kuadër të fushatës zgjedhore. Po ashtu, kryebashkiaku thotë se personi në fjalë është njeri i tij e është përgjegjës për ekipet e moshave.

Gjonaj mohon të ketë pasur kërcënime duke shtuar se ajo ishte thjesht një tërheqje vëmendje e se nuk kishte asnjë problem mes tyre.

“Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri i imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im. Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që ti përdorin në fushatë. Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. S’ka asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë”

Nëse kapja nga fyti dhe termi ‘do të bëj të çuditesh’ nuk janë kërcënim dhe dhunë për Policinë e Shtetit, lind pyetja, çfarë konsiderohet e tillë?

Advertisement