Connect with us

Rajon

VIDEO/ Kryeministri grek ndan lajmin, rezulton me Covid-19

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është diagnostikuar me Covid-19 dhe për pasojë ka anuluar udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki.

Përmes një videoje në rrjete sociale, Mitsotakis tha se shkak mund të jetë kontakti fizik që ka pasur me njerëzit.

“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot bëra testin për Covid-19, jam pozitiv”.

Prandaj, Mitsotakis deklaroi se për disa ditë do të duhet të qëndrojë në shtëpi.

Megjithatë, me shaka, ai tha se do të jetë aktiv në TikTok.

Advertisement