Pinknews
VIDEO/ ‘Kush e duron duke thënë ta futa…’/ Luizi dhe Dea thirrje fansave
Teksa Luiz Ejlli dhe Dea Mishel po qëndronin bashkë pasi kjo e fundit do i pikturonte në fytyrë një luan këngëtarit, ata i bënë thirrje publikut që kë të çonin të parin si finalist.
Luizi tha se duhet ta çojnë të parin në finale, pasi kush duron Dean që i thotë ‘ta futa, të munda’. Ai shton se nëse Dea e jep fjalën që nuk e përmend asnjëherë këtë, atëherë le ta dërgojnë atë menjëherë në finalen e madhe.
Nga ana tjetër Dea Mishel i thotë publikut që ta çojnë këtë të shtunë në finale, pasi nuk e duron dot Luizin që i thotë ‘ti je kot, rri kot, erdhe kot’. Ajo shton se duhet të shpëtojë nga ky presion psikologjik i këngëtarit.
Duke qeshur ky i fundit shprehet se nëse shkon në finale, del në dhomë me vete dhe nuk ngacmon njeri. Luizi shtoi se i kërkon Vëllait të Madh rulotin ose mund të shkojë edhe në burg.