Pinknews
VIDEO/ Luizi me dhimbje koke, Olta ndryshe nga Kiara e përqafon
Një lojë tepër interesante dhe argëtuese iu dha banorëve mbrëmjen e së shtunës gjatë spektaklit. Të ndarë në çifte, ata duhet të jetojnë si një trup i vetëm deri të martën, çka do të thotë se ata duhet të ulen të hanë bashkë, të flenë bashkë dhe në çdo moment të qëndrojnë bashkë.
Në një enë qelqi, në brendësi të cilës kishte disa gogla, banorët zgjodhën secili na një. Olta dhe Luizi do jetojnë si një trup i vetëm, Kiara me Dean, Antoneta me Keisin, Elvisi me Qetsorin, Sabiani me Fotininë, Jori me Armaldon dhe Kristi me Nitën.
Luizi dhe Olta kanë sjellë momente mjaft argëtuese për publikun që i ndjek 24 orë. Por jo vetëm kaq, pasi ata edhe janë kujdesur për njëri-tjetrin.
Kur aktorja kishte nevojë që të bënte rutinën e saj të bukurisë, këngëtari qëndronte pranë saj pa i thënë gjë, ose e ndihmonte t’i mbante gjërat që i nevojiteshin.
Gjithashtu Olta e ndiqte kur Luizi donte të shkonte të përqafonte apo puthte Kiarën. Madje në një moment ata kanë fjetur edhe bashkë.
Ndërkohë mbrëmë, teksa këngëtari kishte dhimbje koke, aktorja i ka qëndruar pranë. Kur po qëndronin jashtë dhe pranë kishte Dean dhe Kiarën, Olta e puth Luizin në faqe.
“Hajde të të puth i çik te faqja. Se pa Kiara, sa inat më erdhi. Ja, kaq duhej të kishe bërë ti”, i tha Olta moderatores.