Connect with us

Politike

VIDEO/ Malltezi publikon faktet: Firmën e Ramës ia kalon Berishës

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka bërë publike disa fakte të tjera të cilat demaskojnë hetimet selektive dhe me urdhër politik që SPAK-u i Edi Ramës ka bërë në dosjen ‘Partizani’.

Malltezi ka shpjeguar në një video manipulimin në dosje nga ana e SPAK për vendimin e ndryshimit të destinacionit të pronës. Ai ka akuzuar SPAK për nënshtrim politik.

“Sipas prokurorëve të SPAK, kemi disa kontrata të firmosura nga familja Bektashi me familjet e pronarëve të tokave, ku zoti Bektashi merr përsipër ndërrimin e destinacionit. Gjë e cila, sipas SPAK-ut, ka ndodhur në shkurt të vitit 2013 nga Këshilli Kombëtar i Territorit i kryesuar nga Sali Berisha.

Mirëpo SPAK-u qëllimisht nuk flet që ky ndërrim destinacioni në fakt është bërë nga Edi Rama më 27.12, 2008 përmes KKRT, me numër 238, e firmosur nga Edi Rama dhe të paktën 10 drejtorë të Edi Ramës, përfshi Agolli, Qato…

Atëherë ç’e shtyu SPAK-un të gënjente dhe t’ia linte Sali Berishës diçka 6 vite më pas, përveçse nënshtrimit politik?!”- shprehet Malltezi.

Advertisement