Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Mashtronte njerëzit për vizat angleze, Eljana sërish ‘pre’ e kameras së fshehtë

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” risjell në vëmendje, emrin e Eljana Gjoka, e cila edhe më parë, ka dalë për raste mashtrimi. Pasi morëm dijeni, se një shtetase në Vorë, mashtronte qytetarët për viza angleze, u vumë në lëvizje dhe lamë një takim me Eljonën, e cila na tregon, se për të ikur në Angli me vizë turistike 16-ditore, duhet të paguash 300 euro.

Eljana tregon, se ka lidhje me shefin e madh, i cili punon si përfaqësues i Anglezëve. Ajo tregon gjithë procedurën, duke e ditur, se qytetari kërkon vizë, për të ndenjur më pas përgjithmonë në Angli.Në 7 mars një denoncues nga zona e Kasharit denoncoi në “Stop”, se një grua nga Vora, me emrin Eljana Gjoka Ismaili, e kishte mashtruar, duke u hequr si punonjëse kadastre. Ajo i kishte marrë 3.6 milionë lekë, me premtimin, se do t’i zgjidhte një problem pronësie.

Premtimi dhe të hollat ishin dhënë që në prillin e kaluar dhe pas një viti, Eljana Gjoka Ismaili ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me qytetarin.Gazetari i “Stop” gjeti Eljanën pranë Kadastrës në Rinas, duke e përballur me denoncuesin.Ajo pranoi, se kishte marrë 3.6 milionë lekë, duke këmbëngulur, se ishte punonjëse e kadastrës.Në fund Eljana kërcënoi denoncuesin në prani të kamerave, për këtë që i bëri, duke i thënë, se nuk do të ishte i gjallë, nëse nuk tërhiqej për 24 orë.

Advertisement