Connect with us

Aktualitet

Video/ “Mbylle derën”, urbani në Tiranë rrezikon pasagjerët

Marrja e më shumë pasagjerëve seç duhet dhe vonesat, duket se janë dy shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës me urbanet e kryeqytetit.

Por, të mos mjaftonin këto, ka dhe raste të pazakonta ku rrezikohet jeta e pasagjerëve. Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ, një shofer urbani në Tiranë nget mjetin me derën e hapur, teksa është i mbushur me pasagjerë deri tek dera.

Pasagjerja i bën thirrje shoferit që të mbyllë derën, por kjo gjë nuk ndodh deri në stacionin e radhës.

 

Advertisement