Connect with us

Politike

VIDEO/ Me helikopter ushtarak, Mitsotakis mbërrin në Himarë

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Himarë mëngjesin e sotëm. Me helikopter ushtarak, Mitsotakis u prit nga disa qytetarë në Himarë.

Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.

Helikopteri ushtarak është ulur në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”, ku Mitsotakis është pritur me lule nga përfaqësuesit e minoritetit grek ndërsa pranë i qëndrojnë Vangjel Dule dhe Fredi Beleri.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Advertisement