Sport
VIDEO/ Messi për pak sa nuk bie nga autobusi
Lionel Messi dhe shokët e tij, bashkë me stafin kanë mbërritur në Argjentinë në orët e para të mëngjesin me orën argjentinase, por kjo nuk ka ndikuar aspak në praninë e tifozëve.
Një lum njerëzish kanë mirëpritur bardhekaltrit në aeroport dhe i kanë shoqëruar ata deri në hotelin ku është vendosur skuadra, përpara se të organizojnë një festë të madhe.
Por gjatë rrugës Messi, Di Maria, Paredes, Otamendi dhe De Paul për pak sa nuk kanë rënë nga autobusi për shkak të një kabulli, që ndodhej në lartësi të ulët.
Fatmirësisht reflekset e të gjithëve kanë qenë të shpejta dhe i janë shmangur kabullit, duke evituar një incident të rëndë, pasi edhe lartësia e autobusit është e konsiderueshme.
The Argentina players almost got caught in the overhead cables!pic.twitter.com/ARmcycGxGg
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 20, 2022