Connect with us

Bota

VIDEO: Momenti kur diga në Kherson hidhet në erë, alarmi për rrezik përmbytje

Një nga digat më të mëdha, hidroelektrike Kakhovka është hedhur në erë në Kherson dhe është paralajmëruar për përmbytje të mëdha.

Palët, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetërn pë hedhjen në erë të digës që rrezikon jetën e njerëzve dhe shumë zona.

Nivelet e ujit janë rritur në komunitetet pranë digës. Niveli i ujit rreth digës është rritur me pesë metra dhe disa ishuj në lumë janë zhdukur nën ujë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke thënë se 14 vendbanime në Kherson janë në rrezik nga përmbytjet dhe 22,000 njerëz që jetojnë aty.

“Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të evakuojmë banorët e fshatrave bregdetare,” tha kreu i qeverisë së rajonit Kherson, Andrei Aleksejenko, në një mesazh Telegram.

Diga Kakhovka, e cila është pushtuar që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, lejon që uji të furnizohet në gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014 nga Moska.

Videoja e mëposhtme, e cila po bën xhiron e internetit, mësohet se ka fiksuar momentin e shpërthimit.

Advertisement