Kronike
VIDEO nga ‘shtëpia e barit’ në Krujë
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.
Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba.
Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.
Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.