Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin

Nënkalimi i Mamurrasit është përmbytur ditën e sotme si shkak i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin.

Disa automjete janë bllokuar dhe fundosur në ujin që ka arritur mbi 1 metër pasi nënkalimi s’ka asnjë lloj tubacioni apo kanalizimi për rrjedhjen e ujit.

Siç shihet, një mjet fundoset plotësisht në ujë ndërkohë që shoferi që po udhëtonte me të mezi arrin të dalë vetëm pas ndihmës që i ka dhënë një qytetar.

Për momentin qarkullimi nëpërmjet këtij nënkalimi është ndaluar pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Advertisement