Aktualitet
VIDEO/ Pranoi ryshfetin nga shoferi, pezullohet nga puna polici
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një shtetas që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, për shkelje të Kodit Rrugor, ju informojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe konform ligjit.