Connect with us

Sport

VIDEO/ Sherr masiv në derbin e shqiptarëve, ndërhyjnë forcat speciale

Një derbi mes 2 skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës, ka përfunduar në kaos dhe dhunë. Ndeshja është ndërprerë pasi pas golit të shënuar nga Shkëndija disa nga tifozët e Shkupit u futën në fushë dhe filluan ti sulmojnë futbollistët kundërshtarë. Në fushë u futën më pas edhe forcat speciale. Sfida e vlefshme për kupë u zhbllokua nga miqtë tetovarë në minutën e nëntë. Por ky gol shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit vendas. Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat” jo vetëm kanë hedhur tymuese dhe flakadanë ndaj futbollistëve miq, por disa janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës.

Hera herës në derbin shqiptar të Maqedonisë ka përplasje të tilla. Ndonëse këtë hera sherri ndodhi mes ‘Shvercave’ dhe futbollistëve në rastet e tjera tifozëritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo pavarësisht se në shumë raste personazhe të njohur të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.

 

 

Advertisement