Connect with us

Aktualitet

VIDEO- Sherr mes biznesmenëve në jug, përdorin shkopa bejsbolli

Një sherr mes disa biznesmenëve ka ndodhur në jug të vendit. ‘JOQ’ siguron videon nga momenti kur një makinë tip ‘JEEP’ e cila ka 4 persona, mbërrijnë në një zonë të banuar. Të pajisur me shkopa bejsbolli, duket se ata kanë disa hesape të pambyllura me banorë të zonës.

Siç shihet, në momentin kur atyre i afrohen disa persona, dalin me vrap nga makina e shkojnë në drejtim të tyre. Polici i cili gjendet në momentin e ngjarjes, tenton t’i largojë nga njëri-tjetri.

Ngjarja ka ndodhur për shpërndarjen e disa fletushkave. Pritet që Policia të reagojë zyrtarisht për ngjarjen në fjalë.

Advertisement