Aktualitet
VIDEO/ Simpatizantët socialistë në lot pas humbjes në Kavajë

Kavaja u fitua nga koalicioni Bashkë Fitojmë me përmbysje të rezultatit, por socialistët humbjen e Redian Kralit e kanë pritur me trishtim. Pas publikimit të rezultatit mbrëmjen e kaluar ata kanë shpërthyer në lot, ndërsa janë takuar me Kralin me përqafime. Një simpatizante thotë se Krali ishte një njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar gjithkënd. Sipas saj me marrjen e bashkisë në duart e Fisnik Qosjes, Kavaja do të fundoset.
Ishte i drejtë e kishte zemrën e madhe, ka ndihmuar gjithkënd. Zoti ka për ti gjykuar. Je njeri i ndershëm i ke gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe. Kavaja do fundoset nuk ecën më përpara. Medet për këtë popull që do i drejtojnë njerëz pa vlera. Turp të ketë populli i Kavajës që votoi për ata njerëz”- shprehet një simpatizantë e kandidatit socialist.

