Connect with us

Aktualitet

Video-skandali i Gjicit/ Gazetari: E njëjta ngjarje ka ndodhur dhe në Bashkinë e Librazhdit

Gazetari Leonard Quku deklaroi në “Newsroom” se së fundmi kanë qarkulluar zëra se skandali i Safet Gjicit është përsëritur edhe në Bashkinë e Librazhdit. Quku tha se është bërë një verifikim paraprak në Librazhd por ende nuk është dalë në një përfundim. Në të njëjtën studio, eksperti për median dhe komunikimin, Erald Kapri nga “Ditar Media” tha se në Librazhd ka shkuar një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve që nuk kanë lidhje me gruan në videon e Gjicit, e identifikuar si Alma K..

Pjesë nga biseda:

Leonard Quku: Ka pasur një interesim nëse ka qenë e njëjta ngjarje në Bashkinë e Librazhdit. Ka pasur një verifikim por deri më tani, Bashkia e Librazhdit ende nuk është përgjigjur për shkak edhe të tranzicionit të kryetarëve në mënyrë që të japin përgjigje. Pas shpërthimit të skandalit të Kukësit, kam përshtypjen që ajo e Librazhdit do të hezitojë. Por gjithsesi gazetarit ose medias nuk mund që t’i shpëtojë një gjë e tillë nëse ka ndodhur vërtetë një gjë e tillë.

Erald Kapri: Ne tek Ditari kemi marrë një informacion tek Bashkia e Librazhdit sepse me sa e kemi ndjekur nuk ka asnjë interes të madh. Në fakt vajza në fjalë nuk ka qenë ajo edhe në Librazhd. Kanë shkuar të tjerë persona. Bëhet fjalë për një organizatë për mbrotjen e kafshëve dhe kjo është mëse normale. Madje duhet vlerësuar nga kjo anë. Kështu që rasti Gjici është specifik./dosja.al

Advertisement