Connect with us

Aktualitet

‘Video të vajzave të showbizit’, Artan Hoxha hedh poshtë aludimet duke paraqitur dy fakte

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.

Ervin Karamuço theksoi se njëra prej këtyre vajzave, është ndër më të bukurat e ekranit dhe personazh i dashur për publikun, duke shtuar se video është filmuar nga poseduesi i telefonit.

Por, gazetari investigativ Artan Hoxha, hedh poshtë aludimet duke thënë telefonat që kanë përdorur aplikacionin e kriptuar SkyCC, nuk e ofrojnë opsionin e transferimit të videos, dhe e dyta ky informacion (video)  nuk ka rrjedhur nga SPAK pasi dosjen e Ervis Martinajt po e heton Prokuroria e Kurbinit jo ajo e Posaçme.

Postimi i Artan Hoxhës:

Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video.

Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje.

U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.

Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.

U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.

Nje sugjerim,

se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.

Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.

Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.

Jeta vazhdon….

Advertisement