Connect with us

Aktualitet

Trishtuese/ Shqiptarëve u prishet gomonia, foshnja qan

Kjo është drama që kalojnë familjet dhe të rinjtë shqiptarë që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht me gomone. ‘JOQ’, ka ndarë një video të disa shqiptarëve të cilët mbetën në mes të detit, pasi iu prish gomonia. Teksa ndodheshin në brigjet franceze, në përpjekje për të arritur deri në Britani, gomonia e tyre u ça. Një prej shqiptarëve, telefonoi policinë franceze, e cila arriti që t’i shpëtonte në kohë, duke parandaluar një tragjedi.

Britmat e një foshnje, e tmerruar nga errësira dhe i ftohti, janë ato që dëgjohen në sfond, duke i dhënë më shumë doza drame dhe trishtimi të gjithë situatës.

Advertisement