Connect with us

Rajon

VIDEO/ U arrestua për shit-blerje votash, vëllai i Belerit: Kanë frikë

Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka dhënë sot një intervistë për televizionin Skai në Greqi. Leonardi ka deklaruar se vëllai i tij ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë dhe është në gjendje të mirë. Po ashtu ai është pyetur nëse do të ribëhen zgjedhjet në Himarë, ndërkohë që tha se nuk di të thotë me siguri sepse s’ka asnjë precedent në të kaluarën se si do të veprohet.

“E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë këtë gjë”, u shpreh Beleri.

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Advertisement