Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Shoferët protestojnë në port: Nuk nisemi dot

Në Portin e Durrësit shoferët e kamionëve janë duke protestuar pasi nuk mund të nisen drejt Italisë.

Rreth 100 mjete kanë mbetur pa kaluar kontrollin e sigurisë dhe nuk kanë mundur të imbarkohen në tragetin e linjës drejt Ankonës.

Shkak sipas tyre janë vonesat në pikën e skanerit nga mjetet e shumta dhe procedurat e tejzgjatura.

Problematike paraqitet situata edhe në linjën Durrës-Bari pasi prej disa orësh kamionët kanë mbetur të bllokuar.

Advertisement