Connect with us

Pinknews

VIDEO/ Vrasja në Top Channel, RENEA zbarkon në shtëpinë e reperit, Cllevio

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano në rrjetet sociale është një nga personat që është vënë në ‘lupën’ e Policisë së Shtetit për sulmin e ndodhur në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Raportime zyrtare nuk ka ende, por në një video që ka publikuar vetë Ahmeti në rrjetet sociale, dëgjohet duke rrëfyer se forcat RENEA i kanë kontrolluar banesën gjatë natës.

“Ishte vrarë një roje, më vijnë mua këta. Po pse more unë ta vrava rojen ty,”- thotë ai ndër të tjera.

Ndiqni videon për prononcimin e plotë:

https://www.tiktok.com/@gangg.44/video/7215143292399406341?referer_url=dosja.al%2Faktualitet%2Fme-video-i-me-arme-ne-top-channel-renea-zbarkon-ne-shtepine-e-rep-i288695&refer=embed&embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7215143292399406341

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Advertisement