Connect with us

Bota

VIDEO/ Zjarri masiv përfshin qiellgërvishtësin e Stambollit

Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë banimi në Stamboll. Si fillim zjarri ka rënë në katet e para të rezidencës lukzose të banimit 24-katëshe e më pas është përhapur dhe në katet e tjera duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave që ndodheshin në të.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Siç shihet edhe në videot e publikuara në mediat sociale zjarri ka qenë masiv dhe është përhapur me shpejtësi. Në pamje duket se si qiellgërvishtja 24-katëshe digjet në flakë dhe retë e mëdha të tymit “pushtojnë” zonën. Në operacionin e neutralizimit të zjarrit u angazhuan qindra zjarrfikës.

Advertisement