Connect with us

Politike

Videoja intime e Gjicit/ Deklarata ‘bombë’ e Maliqit: Ka dhe raste të tjera

Kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Fax News, ku tha se videoja e Safet Gjicit, që kryen marrëdhënie seksuale në zyrë me një vajzë, nuk është e vetmja në radhët e të zgjedhurve socialistë.

Maliqi tha se një histori e ngjashme si ajo e Gjicit ka ndodhur dhe me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të cilin tha se ka dhe një dënim në Greqi, që e pengonte të ishte në garë për zgjedhjet e 14 Majit.

“E njëjta histori si ajo që po qarkullon sot në rrjet dhe në të gjithë mediat ka ndodhur edhe këtu, me Hajdarin e Kuçovës, me vetëm një ndryshim, që këtij i ka dalë audio, dhe jo video”, tha Maliqi, ndërkohë që vijoi akuzat e tij për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 Majit.

Maliqi ka shigjetuar biznesmenin Pëllumb Salillari, që sipas tij është kryetari i vërtetë i Bashkisë së Kuçovës, për të cilin tha se së bashku me familjarët e tij fitojnë të gjithë tenderat publikë në këtë qytet.

Maliqi ka akuzuar KAS se po vepron me urdhër politik, ndërsa tha se shumica e qendrave të votimit dhe të numërimit, nuk kanë pasur fare pamje filmike.

Advertisement