Connect with us

Aktualitet

Videoja që i ‘dogji’ karrierën Gjicit, kush e filmoi?

Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shumë janë shqiptarët që e kanë parë dhe komentuar video-skandalin Safet Gjicit, ku shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë të re në zyrën e tij.

Por kush e ka filmuar këtë video?

Videoja është filmuar më datë 6 qershor të këtij viti në orën 16:00, disa ditë pasi Gjici u rizgjodh si kryebashkiak i Kukësit. Por autorësia e videos nuk dihet se cila është. Ndërkohë që nuk dihet nëse kjo video është një akt seksual kundrejt një favori pune apo nëse kryebashkiaku ka pasur lidhje intime me vajzën siç edhe ai pretendoi.

Ajo që shihet në video është se objekti i filmimit ka qenë në çantën e të resë, pasi ajo shkon disa herë pranë saj. Videoja që po bën xhiron e rrjetit është filmuar me telefon teksa po luhej në një kompjuter. Vetë Gjici në një postim në Facebook e komentoi videon si një kurth ndaj tij, teksa dha dorëheqjen nga kryebashkiak i Kukësit.

Advertisement