Connect with us

Kronike

Vidhnin makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Katër persona janë shpallur në kërkim pasi vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe më pas i shisnin në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 36 vjeçar shqiptar, një 37 vjeçar rumun dhe dy malazezë, 32 dhe 27 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Advertisement