Connect with us

Kronike

Vidhte në farmacitë e Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur në dy farmaci në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e sjella nga policia e Tiranës, Egert Boçi është futur i qetë në farmaci, i veshur me rroba që i mbulonin në tërësi fytyrën dhe shkon pranë arkës dhe i zhvat paratë farmacistes, njëra prej tyre bën rezistencë, por autori ja del të ikë me vrap.  Edhe në vjedhjen e dytë që autori ka kryer, ai sërish ka shkuar pranë arkës dhe ka vjedhur paratë, teksa edhe vjedhjet i kryente me doreza, pra duket se nuk është hera e parë që kryen vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Egert Boçi ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë.

– Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;

– Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement