Shkrime
Vidovdani, Kosova e rrëmbyer, Kroacia dhe Republika Srpska, shpëlarje e trurit serb
Historiani serb Milan Protiç duke folur per ceremoninë e djeshme me rastin e Vidovdanit, tha se ngjarja është “keqpërdorim i së kaluarës, për të cilën autoritetet serbe janë të prirur që nga koha e Sllobodan Millosheviqit, nëse jo edhe më parë, por vetëm tani ka arritur nivelin më të lartë, me një shfaqje tragjikomike që nuk ka të bëjë fare me ngjarje dhe data historike, qe as nuk ka të bëjë me betejën e Kosovës dhe mitin serb qe perjetohet prej qindra vjetesh”.
Ai kujtoi se kur u shënua 500 vjetori i betejës së Kosovës, u shënua si një ditë tragjike, si ditë zie, ku bëheshin shërbesa nëpër kisha, ku të gjithë ishin veshur në të zeza, sepse sipas mitit, është dita kur serbët humbën vendin dhe fisnikërinë e tyre.
“Restaurimi i mitit të Kosovës filloi në vitet e 80, kulmoi me ngjarjet e vitit 1989, ku u shpall drejtimi në të cilin do të shkonte Serbia dhe historia e saj,
për të cilën shumica e popullit tonë di shumë pak dhe ajo që dinë është kryesisht e gabuar, dhe qe do të keqpërdorej për të mobilizuar kombin për qëllimet e mbrapshta te Milloshevicit, te cilat nuk kane ndryshuar as sot.
Kjo tregon se ne Serbi ka humbur kuptimi i ekzistencës së institucioneve.
Kur ke një masë pa fjalë, e manipulon. Ne Serbi kete mund ta shohim në pëllëmbë te dorës. Kete gjithashtu e shohim në të gjitha vendet ku ka nje shpëlarje sistematike te trurit si Koreja e Veriut apo dhe Kuba. Por e tille eshte edhe Serbia, për fat të keq. Aty ku nuk ka liri individuale, ku nuk ka meritokraci, ku të gjithë mendojnë se kanë të drejtë të arrijnë me forcë interesat e tyre. Por gjithçka jo vonë do të kthehet në kaos dhe atëherë qeveria do të ketë pretekst për të bërë çfarëdo që të dojë, sepse ne kemi humbur rrugën. Ne nuk e dimë më se çfarë është e mirë dhe çfarë jo” – deklaroi Protiç duke theksuar se e gjitha kjo qe po ndodh “është manipulim i ndjenjave njerëzore dhe mbjellje e urrejtjes ndaj popujve të tjerë, duke ushqyer njerezit me genjeshtra te tilla si: na kane rrembyer Kosoven dhe duhet ta mbrojme, sepse serbët në Kroaci janë të kërcënuar, sepse shkeputja e Republika Srpska nga Bosnje Hercegovina është e padiskutueshme