Aktualitet
Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje/ IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një banesë në Ksamil

IKMT dhe Policia Bashkiake të Sarandës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej si ndërtim pa leje. Bëhet me dije se gjatë aksionit nuk ka pasur ndërhyrje apo përplasje nga ana e banorëve.
Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike.

