Connect with us

Aktualitet

Vijon ende aktive vatra e zjarrit në Gjirokastër, në terren rreth 180 forca zjarrfikëse

Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfikësit ndodhen në terren duke luftuar flakët, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe efektivë nga Tepelena dhe Përmeti.

Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve, për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.

Njëri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

Advertisement