Connect with us

Politike

Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën/Ja kandidatët që po përballen “kokë më kokë”

Numërimi i votave preferenciale po vijon ende në Tiranë, ku gara mbetet e fortë mes kandidatëve.

Në Partinë Socialiste, po zhvillohet një konkurrencë e fortë për votat preferenciale. Olta Xhacka ka kaluar Blerina Gjylametin me dy vota duke e çuar numrin e votave të saj 5806 nga 5604 që ka marrë deri tani Gjylameti.

Një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë në numër votash.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen po ashtu me njëri-tjetrin, duke garuar në listën e hapur, me diferencë të vogël votash.

Deri tani janë numëruar 4127 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

Advertisement