Connect with us

Aktualitet

Vijon numërimi, PS prin në 55 bashki, Veliaj 20 mijë vota para Këlliçit në Tiranë

Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur numërimi në disa bashki. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së hënës.

Bashkia Elbasan:
Gledjan Llatja PS (56%)                        Luçiano Boçi BF (44%)
Bashkia Kamëz:
Rakip Suli PS (66.36%)                    Arjan Hioxha BF (35.32%)                             Bilbil Bajraktari  PD (4.32%)
Bashkia Vorë:                                     
Blerim Shera PS (73.52%)              Indrit Hoxha BF (26.48%)
Bashkia Pustec:
Pali Kolefski PS (63.67%)               Pandi Jani (BF)   (36.24%)
Bashkia Delvinë: 
Besmir Veli PS (62.61%)                 lir Mehmeti BF (37.39%)
Bashkia Pukë
Gjon Gjonaj PS (41.87%)                     Rrok Dodaj BF (58.13%)
Bashkia Dropull
Dhimitraq Toli PS (81.25 %)           Thanas Maneka BF (14.87 %)     Kosta Garo Nisma Thurje (3.88 %)
Bashkia Tepelenë
Tërmet Peçi PS (82.67 %)               Baftjar Imeri BF (10.33 %)           Sokol Guga PD (7.00 %)
Bashkia Prrenjas
Nuri Belba PS (63.31%)                 Suzana Topi BF (36.69%)

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:42

QARKU SHKODËR/ Benet Beci drejt thyerjes sw bastionit historik të demokratëve! Në Vaun e Dejës PD dhe ‘Bashkë Fitojmë’ nuk mundin PS

Partia Socialiste po merr një nga bastionet historikisht të djathta. Benet Beci prin me 16829 vota, një diference me gati 500 votash nga Bardh Spahia.

Partia Socialiste nuk diskuton fitoren në Malësinë e Madhe. Tonin Marina prin me gati 1000 vota diferencë. Më konkretisht ai numëron 3193 vota në krahasim me kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Isa Ramaj. Ai numëron 2187 vota.

Puka është një ndër Bashkitë që ia ka dalë “Bashkë Fitojmë” të fitojë me kandidatin Rrok Dodaj. Ai numëron 3480 vota e ndërsa Gjon Gjonaj i socialistëve ka 2507 vota.

Në Vaun e Dejës edhe nëse PD do të ishte e bashkuar sërish nuk do të munde kandidatin socialit, Kristian Shkreli. AI ka arritur që të shkëputet thellë nga 2 kundërshtarët e tij, Klomentina Drini e PD-së zyrtare dhe Zef Hila nga “Bashkë Fitojmë”. Të dy bashkë kanë arritur të mbledhin 2821 vota e ndërsa Shkreli 3587.

QARKU DURRËS/ Sako thellon diferencën ndaj Igli Carës me mbi 4000 vota para! Kandidatët e PS kryesojnë bindshëm në Shijak e Krujë

Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 125 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.85% të votave përkundrejt 43.15% të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është mbi 4300 vota.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 24 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 29.65%.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 30 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 63.74% ndërsa Loka me 36.26%.

QARKU TIRANË/ Erion Veliaj vijon i sigurt drejt fitores, 20 mijë vota më shumë se Këlliçi! Në Rrogozhinë diferencë e ngushtë

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave.  Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53.16% (61895 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.77% (41773), pra rreth 20 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.93% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.37%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.78%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.89%.

Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit. Në rezultatin e 11 kutive të para nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 44.06% përballë 55.94% të Redjan Kralit të PS.

Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 48 nga 55 bashki dhe kryeson Edison Memolla me 50.06% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.94%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 10 vota

09:26

QARKU LEZHË/ Në Bashkinë e Lezhës numërohen më shumë se gjysma e kutive, Pjerin Ndreu kryeson me mbi 1500 vota kundret Pashk Gjonin

Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 77 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 53.76 % të votave, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 46.24 % të votave.

Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe deri tani janë hapur 35. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë deri më tani  54.75 % të votave të numëruara. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj është në kuotat e 45.25%.

Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 17 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55.93% të votave përkundrejt 44.07% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.

Ora 09:18

QARKU VLORË/ Përfundon Delvina dhe Selenica, fiton PS! Mazhoranca udhëheq bindshëm edhe në Vlorë! Diferencë e ngushtë në Himarë mes Goros dhe Belerit

QARKU VLORË/ Numërimi vijon në të shtata bashkitë, PS kryeson në 6 bashki, përfshirë Himarën! Çakuli i partisë minoritare i pari në Finiq

Në Bashkinë Vlorë janë hapur 160 kuti dhe kandidati socialist Ermal Dredha kryeson me një përqindje mbi 70.93% përballë rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.07%.

Në Bashkinë Himarë e cila është në qendër të vëmendjes pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri, duhet thënë se kanë mbetur 10 kutitë e fundit për t’u numëruar. Kur janë numëruar 26 nga 36 kuti në total, Jorgo Goro i PS është në avantazh me 2954 vota ndërsa rivali i tij Fredi Beleri i cili është në burg e ndjek me 2060 vota. Diferenca mes tyre është e ngushtë.

Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe kryeson me 5200 vota socialisti Nertil Ballaj ndërkohë që rivali i tij i BF Leonard Rakipaj merr vetëm 3500 vota.

Në Bashkinë Sarandë janë 4 kandidatë. Deri tani janë numëruar 32 nga 52 kuti dhe kryeson Oltion Çaçi i PS me 50.73%. I dyti është Ardit Çikuli i BF me 34.64%. Ndërsa kandidatët e tjerë janë respektivisht i pavaruri Gjergji Mërkuri me 10.36% dhe kandidati i PD me 4.27%.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 32 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 41.18% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 29,48%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.355% të votave.

Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.61%, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 37.39%.

Në Bashkinë Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.

Ora 09:12
QARKU FIER/ Partia Socialiste kryeson në 6 bashki, Majlinda Bufi fiton në Roskovec

Në Bashkinë e Fierit kandidati socialist është me diferencë shumë të madhe me rivalët. Armando Subashi merr  69.47 % të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 105 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.09% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 11.45 % të votave.
Në Lushnjë procesi i numërimit ka ecur mirë. Nga 156 kuti në total, deri më tani janë numëruar 121 dhe sipas rezultateve kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr 62.44 % të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.56%.

Në Bashkinë Roskovec janë numëruar 31 nga 39 qendra votimi dhe gara është shumë e ngushtë. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson me 53.20 % përkundrejt 46.80 % të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, kur janë numëruar 21 nga 50 kuti kandidati i PS Qerim Ismailaj kryeson lehtësisht me 50.93 % të votave përkundrejt 42.46 % të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 6.61 %.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS. Kur janë numëruar 23 nga 67 kuti, Josif Gorra i PS kryeson me 54.57 % të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 45.43 %.

Në Bashkinë Patos janë numëruar 36 nga 48 qendra votimi në total. Fation Duro i PS vijon i pacënuar drejt fitores me 69.43 %, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 24.04 %. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.53 %.

Ora 09:03

QARKU ELBASAN/ PS shkon drejt fitores 7-0, Nuri Belba mund me rezultat të thellë kandidaten e dyshes Berisha-Meta

Në Qarkun e Elbasanit kemi bashkinë qendër të qarkut, atë të Elbasanit e cila është e konfirmuar që mbetet në duart e socialistëve, me Gledjan Llatjan. Nga 216 kuti nga 224 gjithsej ku rezultati është pasqyruar Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi.

Në Librazhd kemi socialistin Mariglen Disha i cili kryeson bindshëm ndaj rivalit të tij të ‘Bashkë Fitojmë’, Shefki Çota, me 73.89% të votave kur janë numëruar 48 nga 55 kuti në total. Kandidati i BF nuk shkon më shumë se 26%.

Ndërkohë që në Bashkinë Peqin mori fitoren socialisti, Bukurosh Maçi përballë përfaqësuesit të opozitës Mustafa Pashja. Maçi është në kuotat e 57.78% të votave përkundrejt 42.22% të rivalit Pashja.

Në Bashkinë Përrenjas Nuri Belba i PS kryeson me 62.69% të votave, teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 37.31% të besimit të qytetarëve.

Edhe në Belsh kryesojnë socialistët me kandidatin Arif Tafani me 50.62% të votave përkundrejt 49.38% të votave të kandidatit të koalicionit Berisha Meta, Bedri Qypi.

Në Cërrik avantazhi i kandidatit socialist është edhe më i madh. Andis Salla merr 70.66% të votave teksa janë numëruar 50 nga 58 kuti votimi. Rivali i tij Servet Duzha është në kuotat e 29.34% të votave.

Në Bashkinë Gramsh janë numëruar 39 qendra votimi nga 48 në total dhe Besion Ajazi i PS ka marrë besimin e 57.78% të zgjedhësve ndërsa Hasim Cekrezi i ‘Bashkë Fitojmë’ shkon në 47.22%.

Ora 08:18

QARKU GJIROKASTËR/ PS fiton me mbi 82% në Tepelenë! Kryeson në Gjirokastër, Këlcyrë e Përmet! Bashkë Fitojmë shpall fitoren në Memaliaj: Arritja falë punës

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 20 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Sejdi Golemi udhëheq me 77.2%, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 22.8%.
Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj ka shpallur fitoren. Ai kryeson me 52.67% të votave ndërsa 47.33% të votave është Gjolek Guci. Ndonëse janë numëruar 23 nga 27 kuti në total, Malaj po feston fitoren. “Kjo arritje është falë punës, djersës të derdhur nga ana juaj. Faleminderit”, tha Malaj.

Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.

Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 12 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS me 76.81%, ndërsa rivali i saj Edmond Komino është më 23.2%.

Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.

Në Bashkinë Këlcyrë janë numëruar 16 nga 17 kuti dhe me vetëm një këti mund të themi që PS po shkon drejt fitores së sigurt me kandidatin Klement Ndoni me 49.48%. Rivali Arjan Kasaj i BF me 47.1%. Është shumë e vështirë që një kuti të rrëzojë diferencën. Ndërkohë që në këtë bashki është edhe kandidati i PD Adriatik Spahiu, i cili nuk ka marrë më shumë se 3.4%.

Në Bashkinë Libohovë duket se fitues mund të jetë kandidati i opozitës Adil Xhelili, nën logon e ‘Bashkë Fitojmë’. Ai udhëheq me 54.19% të votave kur janë numëruar 7 nga 9 qendra votimi. Kandidati socialist shkon 45.8%.

Ora 08:06
QARKU BERAT/ PS ‘hipotekon’ fitoren në Poliçan, prin në 3 bashki të tjera! Në Kuçovë kryeson kandidati i Berisha-Meta

Bashkia Berat ka gjithsej 117 qendra votimi dhe deri më tani janë numëruar 60 të tilla. Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.15 % të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36.85%.

Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4%. të votave duke e ‘hipotekuar’ edhe një mandat tjetër. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.

Në Bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi i ‘Bashkë Fitojmë’ kryeson deri më tani teksa janë numëruar 30 nga 65 kuti gjithsej. Ai merr mbi 49.55 % të votave. Kandidati i PS Kreshnik Hajdari ndjek me 46.22 % të votave, ndërkohë që kandidati i PD Ilirjan Koxhaj merr vetëm 4.23 %.

Në Bashkinë Dimal janë 3 kandidatët, por nuk ka rivalitet për fitoren. Teksa janë numëruar 25 nga 49 kuti Juliana Memaj e PS kryeson me 48.54 % të votave teksa dy kandidatët e tjerë ndajnë gjysmën tjetër të votave. Dritan Sula i PD me 35.33 % dhe Gentian Meçi i BF me 16.13 %.

Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.

Ora 07:59

QARKU KUKËS/ Surpriza në Tropojë, fiton kandidati i PS! Në Kukës prin socialisti Gjici! Përfundon numërimi në Has, fiton Berisha-Meta

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.
Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 38 kutitë dhe kandidati socialist Rexhë Byberi merr fitoren me 5126 vota ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj 4876.

Në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.

Ora 07:53
QARKU DIBËR/ Kandidatët socialistë prijnë në vota në të katra bashkitë e qarkut

Në Bashkinë Dibër kandidojnë 3 emra për të drejtuar fronin lokal. Deri tani janë numëruar 29 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 67.93% të votave. Ndërsa kandidati i BF Ismail Uka është rreth 26.82% ndërsa kandidati i PD Naim Gazidede është 5.25%.
Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 24 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.61% të votave, ndërsa rivali i sa Bedri Hoxha nuk i kalon 44%.

Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.02% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i BF shkon 32.98% të votave.

Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.59% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha Meta, Defrim Fiku shkon 39.41%.

Ora 07:16
QARKU KORÇË/ PS kryeson në të gjashtë bashkitë e qarkut, në bashkitë e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës përqindjet më të mëdha

Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.
Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 26 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 52.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 47% të votave.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 25 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36%. Isai po shkon drejt një mandati të dytë.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.30%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.02%

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 70 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 62.54% të votave përkundrejt 37.46% të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 67.936% të votave kur janë numëruar vetëm 27 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 32.07% të votave.

Advertisement