Politike
Vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë/ Tabaku: Do ta shohim trendin e kandidatëve

“Pres që të paktën ato vota që janë për PD dhe për mua t’i shkojë deri në fund procesit, doja të falenderoj këta që po numërojnë, po kujdeset që çdo votë demokrati të numërohet. Jemi në degën nr. 5 të Tiranës në “Vasil Shanto”. Nuk e di çfarë kanë kutitë, duke i numëruar që ka vota për mua dhe të tjerët por e sigurt është që do t’i shkojmë procesit deri në fund. Do të vazhdojë numërimi…
Nuk di të them, mendoj se është tek 14 numri i mandateve, jam e sigurt që duke u numëruar kutitë projeksioni do të ndryshoje, nuk dua të bëj parashikime. Këtu janë njerëz që po përkushtohen në mënyrë të jashtëzakonshme.
Ne jemi akoma në proces numërimi, në proces të çdo kutie për të përfunduar. Do ta shohim trendin e kandidatëve nesër në mëngjes. Janë vetëm degët elektronike të Vorës dhe njësisë 10 që kanë përfunduar. Këto zgjedhje janë një mundësi e humbur në integrimin europian“, tha Jorida Tabaku.

