Politike
Viktimat e 21 janarit/ Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gazetarët, ndërsa ka folur për tema të ndryshme.
Teksa është pyetur për çështjen e 21-janarit, Dumani tha se është një prej dosjeve prioritare. Kreu i SPAK u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

