Kronike
Vila, market droge…Tre të arrestuar (EMRAT)
3 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi në vilën e tyre janë kapur 50 kilogram hashash dhe 1 kilogram kokainë.
Tre shqiptarët Pandeli Prifi i datëlindjes 01.04.1979, Lulzim Ndreu 14.04.1977 dhe Kujtim Rrapushi 26.04.1982, prej disa kohësh mbaheshin nën survejim nga policia Italiane, pasi dyshoheshin se merreshin me trafikim të lëndëve të paligjshme.
Gjatë kontrollit të policisë së Raguzëz në cilën e tre shqiptarëve në zonën e Vittorias u gjetë 50 kilogram hashash dhe 1 kilogram heroinë të cilat kapnin vlerën e më shumë se 600 mijë eurove.
Për njërin nga shqiptarët ishte lëshuar dhe më herët një fletë-arresti për disa krime të tjera të bëra në Itali, por ai kishte mundur t’i shmangej pasi lëvizte me letra greke, por në fund ishin gjurmët e gishtave ato që e tradhtuan.
Të tre shqiptarët ndiqen të gjithë për krime droge apo pronësie dhe u dërguan në burg në përfundim të veprimtarisë së tyre të gjatë policore.