Kronike
Vinte me mbi 100 mijë £ nga Anglia, arrestohet i riu në Durrës
Diafet Palush, një 30-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap në tentativë për të futur para të padeklaruara në Shqipëri, përmes Portit Durrës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.