Aktualitet
Vinte nga varfëria/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan zbulon të pathënat e Papa Françeskut

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, ka folur për figurën e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta javën e kaluar dhe sot u përcoll sot në banesën e fundit. Në një intervistë Bushati theksoi ndikimin e thellë që Papa Françesku pati në Kishën Katolike dhe në botën mbarë.
“Çdo Papë ka një mision, nuk vjen vetëm për një detyrë,” tha Bushati, duke nënvizuar se Papa Françesku spikati për modesti dhe ndjeshmëri ndaj të varfërve dhe emigrantëve. Ai theksoi se Papa, megjithëse i lindur jashtë Italisë, ndjeu gjithmonë peshën e trajtimit të padrejtë ndaj emigrantëve dhe mori anën e tyre, duke e kthyer këtë në një shtyllë të misionit të tij.
Bushati kujtoi se Papa Françesku vinte nga një mjedis i varfër dhe e njihte vuajtjen që në ditët kur shërbente si prift i thjeshtë. Kjo e bëri atë të punonte për të sjellë një frymë të re në Kishë, duke i dhënë më shumë vlerë përkushtimit shpirtëror sesa pasurisë materiale.
“Ai u thoshte ipeshkëve dhe kardinalëve që përdornin kryqe floriri se duhet të vlerësohej kryqi dhe jo metali i tij,” tregoi Bushati, duke përmendur mesazhin e përhershëm të thjeshtësisë që Papa Françesku përcolli gjatë gjithë papatit të tij.

