Lifestyle
Vipat që nuk përdorin kurrë antidjersë
Megjithëse aplikimi i deodorantit është pjesë e rutinës së përditshme të shumë njerëzve, përdorimi i tij në baza çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra befasuese, nga prishja e mikrobiomës natyrale të lëkurës deri tek forcimi i erës së trupit. Shumë personazhe të njohur e kanë ndaluar përdorimin e deodorantëve dhe antidjersës vite më parë, për arsye të ndryshme.
1. Cameron Diaz
Sipas aktores, shumë deodorantë përmbajnë përbërës të dëmshëm që mund të ndikojnë në shëndetin tonë.
“Unë nuk besoj në antidjersë. Është vërtet keq për ju. Nuk e kam përdorur për gati 20 vjet. Vini erë të rëndë, sepse përdorni antidjersë. Mban të gjithë erën e keqe”, thotë ajo.
2. Julia Roberts
Aktorja e “Pretty Woman” thjesht nuk e ka zakon të përdorë deodorant çdo ditë.
“Nuk para përdor deodorant. Thjesht, s’ka qenë kurrë gjëja ime.”
3. Bradley Cooper
Aktori beson se bërja e dushit është më se e mjaftueshme për të mbajtur larg erën e pakëndshme të trupit.
“Unë nuk përdor më deodorant. Unë bëj shumë dush, kështu që ndoshta kjo më ndihmon. Në mëngjes dhe më pas në mbrëmje. Dhe pasi të stërvitem, bëj një dush. Pra, ndoshta tre në ditë”, shpjegon ai.
4. Diane Kruger
Aktorja është alergjike ndaj deodorantit, kështu që në vend të tij përdor parfum.
“Unë aplikoj parfum edhe në sqetulla. Ndoshta kam erë të keqe pas stërvitjes ose në raste të tjera kur djersij, por nuk përbën problem. Më pëlqen t’i ndaj papërsosmëritë dhe dobësitë e mia. Kjo kërkim i pamundur për rininë dhe përsosmërinë nuk është për mua”, thotë Diane.
5. Kourtney Kardashian
Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se përdorimi i deodorantëve dhe antidjersave me bazë alumini nuk rekomandohet për gratë në gji dhe Kourtney Kardashian vendosi të heqë dorë nga to për shëndetin e fëmijëve.
“Ajo nuk beson në përdorimin e deodorantit sepse mendon se është e keqe për ushqyerjen me gji”, shpjegon sh-partneri i saj, Scott Disick.
A kanë të drejtë këta personazhe?
Hulumtimet e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë në SHBA sugjerojnë se përdorimi i shpeshtë i antidjersës mund të shkaktojë akumulimin e aluminit në indet e gjirit, por kjo nuk dëshmon se kripërat e aluminit mund të shkaktojnë kancer të gjirit.
Ekspertët thonë se është në rregull të aplikoni antidjersë njëherë në ditë. Megjithatë, ju mund të konsultoheni me një mjek apo farmcist për t’u siguruar se antidjersa që po përdorni nuk ka asnjë kimikat të dëmshëm.