Connect with us

Aktualitet

Virozat/ Fluks pacientësh në Lezhë, një pjesë e tyre dërgohen dhe në Tiranë

Viti i ri ka sjellë fluks pacientesh ne urgjencen e Spitalit Rajonal te Lezhes. Mbi 100 persona në 24 orë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht me probleme nga konsumimi i ushqimeve dhe virozat të cilat po qarkullojnë në këtë periudhë.

Megjithatë nuk kanë munguar as rastet e traumave të ndryshme të shkaktuara nga aksidentet rrugore të ndodhura gjatë datave 1 dhe 2 janar.

Gjatë kohës së festimeve të ndërrimit të viteve, fatmiresisht në Lezhë nuk ka patur persona të dëmtuar nga përdorimi i lëndëve piroteknike, ndërsa fluksi i shtuar i pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit janar.

Advertisement