Connect with us

Aktualitet

Viti zgjedhor/ Demokratët pritje të gjyqit për vulën

Ky është një vit zgjedhor. Partia Socialiste, aktualisht kontrollon thuajse 100 % të bashkive të vendit, për 4 vjet me radhë, si asnjëherë më parë. Kjo falë një urdhri për bojkot që dha Lulzim Basha në vitin 2019.

Por për të mbajtur drejtimin e Bashkive, socialistët do të përballen në 14 maj me opozitën, në sado pjesë të jetë e ndarë ajo.

Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e disa kryebashkiakëve, ndërsa po studion përmes sondazheve kandidatët e tjerë. Në selinë Blu, Sali Berisha ka shpallur kandidatët përmes një procesi të quajtur “primare”, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt është zotuar të dalë me skuadrën e vetë në garë.

Por përpara datës së zgjedhjeve, demokratët presin një vendim tjetër të rëndësishëm. Ata duan të dinë nga gjykata se kush do të jetë kryetari i tyre e cili mes Berishës, Bashës a Alibeajt, do ta përdorë vulën për të regjistruar në zgjedhje Partinë Demokratike.

Gjyqi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar pas dorëheqjes së tij është lënë për në 1 mars, vetëm 5 ditë përpara se të skadojë afati në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhje. Nëse deri në 6 mars, PD nuk ka një kryetar që firmos këtë dokument, ajo nuk mund të regjistrohet në zgjedhje.

Gjykata e Tiranës për gati një vit nuk po i jep një përgjigje finale pyetjes së kush është kryetar i Partisë Demokratike. Aktualisht Kuvendi pranon zyrtarisht vetëm Enkelejd Alibeajn, ndërsa KQZ-ja punon me firmën e Bashës.

Advertisement