Politike
Vizita e Bill Clinton, Tirana ‘vishet’ me flamurin e SHBA-ve
Çdo gjë duket se është bërë gati për mikpritjen e presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton. Teksa jemi pak momente para mbërritjes së tij, një banderolë me mbishkrimin “Welcome Mr.President” është shpalosur në fasadën e Korpusit.
Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë së shpejti, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Kjo është vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri, 11 vite pasi bashkëshortja e tij, Hillary Clinton vizitonte Tiranën, kur asokohe mbante postin e Sekretares amerikane të Shtetit.