Connect with us

Politike

Vizita në Mal të Zi/ Rama mesazh Kosovës: Sherri po ushqen konfliktin

Edi Rama: Ishte kënaqësi e veçantë, jo sepse kështu e kërkon diplomacia. Dritani është ndër shumë të paktët që në lagjen tonë e sheh politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është diçka sa e rrallë aq edhe e çmuar. Diskutuam për temat që janë arsyeja e kësaj vizite timen, nga njëra anë Procesi i Berlinit, nga ana tjetër Samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku. Jemi në një fazë tjetër të historisë tonë. Brezat nuk do na e falnin kurrë që të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet që rajoni të kthehej pas atje deri ku ka lënguar tek konfliktet që pastaj kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtje mes vendeve. E informova për procesin që tanimë është në proces në Komisionin Europian për një plan të ri financimi për rajonin dhe Procesit të Berlinit, ku duan ta shfrytëzojnë lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë që të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe të Gjermanisë në këtë proces. E informova edhe për një drekë informale në Tiranë, më 17 korrik, për të dialoguar lidhur me planin. Sigurisht që ne jemi në një linjë politikisht, por edhe në një horizont të përbashkët në qasje. Çdo gjë që provokon sherr, e ushqen konflikt, për ne është problem dhe nuk jemi në asnjë mënyrë që të bëhemi pjesë, por jemi gati të bashkojmë forcat për të ndalur sherrin. Duam që njerëzit të kenë më shumë punë dhe të ardhura, e jo më shumë përralla dhe histori heroizmash. Kemi nevojë për modele të reja që duhet të frymëzojnë të tërë sesi të jemi më kreativë dhe eficientë.

Advertisement