Politike
Vjedhja e parave të zyrtares, Berisha reagon në Tik-Tok
Sali Berisha, i cili prej disa ditësh ishte i sëmurë më grip, ka zgjedhur sot të reagojë nëpërmjet rrjetit social Tik-Tok, për vjedhjen e parave nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka bërë çdo gjithçka që është e mundur që të fshihet identitetin e Alda Klosit.
Më tej, ish-kryeministri, thotë se po bëjnë përpjekjet për fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë.
‘Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un. Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!’- shkruan Berisha.