Connect with us

Aktualitet

Vjedhja/ Gazetari italian me koment racist për Shqiptarët

Një gazetar italian ka shpërthyer në komente raciste pas incidentit me turistët italianë në Berat, të cilët u larguan pa paguar nga një restorant. Gazetari Tommaso Cerno shkruan në rrjetin social Twitter se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë një gjest të mirë duke paguar faturën e tyre, por shton se nëse Shqipërisë do t’i duhej të paguante vjedhjet që kanë bërë shqiptarët në 20 vite, do të falimentonte si shtet.

“Gjest i bukur nga Meloni për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga qytetarët shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruan ai.

Përgjigjen ia ka kthyer këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm.

Vendet e zakonshme shpesh maskohen si ironi, por është kur ata vrenjtin vetullat që tregojnë veten për atë çka janë.

Domethënë pak. Dhe me vjen keq sepse mendoj se je njeri shume inteligjent”, i përgjigjet Meta.

Ky gazetar duket se ka mllef të madh me shqiptarët, pasi vetëm pak çaste më pas ka shpërndarë disa postime nga mediat italiane ku flet për “anën e errët të Shqipërisë turistike”.

Advertisement