Connect with us

Politike

‘Vjedhje nga Rama’/ Meta: Besoj tek mençuria juaj dhe e atyre me bindje politike

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha, ka deklaruar se kjo bashki është një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisës.

Ai shtoi se edhe pse Vora ka numrin më të lartë të sipërmarrjeve, ajo është një nga bashkitë drejt falimentit.

“Vora një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës, në 4 vite 5 kryetarë të komanduar. Kjo bashki ka numrin më të madh të sipërmarrjeve për numër banorësh dhe sot ka falimentuar. Ku janë 14 mln euro investime? Të vjedhura abuzuar dhe shumë prej tyre edhe në SPAK. E rëndësishme që çështjeve si kjp t;i shkohet deri në fund sepse është e tmerrshme që të shohësh rrugë në Vorë ku nuk kalohet as më autoblinda jo më me automjete. Beso shumë tek vizioni i Indritit, plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’i ngrejë vlerën kësaj bashkie, tek energjia e tij dhe plani për ta shndërruar Vorën në shembull të suksesit të investimeve. Besoj edhe tek modeli ynë, i transparencës dhe llogaridhënies. Nuk dua të flas për transparencën e bashkisë së Vorës. Asnjë nuk e di se kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës.
Sërish e kanë vërë në lista. 1.4 mld euro në një mandat në errësirë të plotë. kur ka ndodhur në Tiranë, po në Vorë e Kavajë?
1/ 3 e kryetarëve të bashkisë kanë përfunduar në burg ose janë të paditur. Plani ynë është i qartë për transparencë në investime publike, garantim i shërbimit të duhet për çdo taksë që shqiptarët paguajnë dhe ulje e kostos së jetesës për qytetarët. Të hymë në rrugën e ndryshimit që nis më 14 maj por që është i pandalshëm dhe shumë i shpejtë edhe në nivel kombëtar. Besoj tek mençuria juaj dhe e atyre me bindje politike të ndryshme por vidhen akoma më shumë nga Rilindja, sekt i papërgjegjshëm”, tha ai.

Advertisement